Vuçiçi e quan gënjeshtar NATO-n, ja çfarë thotë!

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç thënë sot se Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa në ditën e sotme.

Ai, bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiç janë takuar sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang.

Siç përcjell FoNet, dy zyrtarët e lartë të Beogradit e kanë lutur ambasadorin e Kinë që ta njoftojë udhëheqjen kineze për zhvillimet në Kosovë.

“Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën Veriore ka dëshmuar se forcat e KFOR-it , përkatësisht të NATO- s, qëllimisht kanë mashtruar opinionin e gjithëmbarshëm dhe tash të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në bashkëpunim me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiçi.

Li Manchan ka thënë se Kina e kupton shkëlqyeshëm se çfarë po ndodh në Kosovë.

Po sot, Vuçiçi është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ndërsa më herë rreth Kosove kishte folur me përfaqësuesit e ushtrisë e të policisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit