Haradinaj, Kosova është izoluar, por jo politikanët

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka mbetur e izoluar, por ky problem i prek më shumë qytetarët se sa politikanët.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën është diskutuar për çështje me interes të vendit.

Haradinaj tha se muajin e ardhshme do të pesë në takim homologun e tij malazez Dushan Markoviq, vizitë kjo e cila bëhet në kohën kur në Kosovë ka mos pajtime rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Haradinaj: Kryeministri i Malit të Zi nderon Kosovën me këtë vizitë

“Kryeministri i Malit të Zi nderon Kosovën me këtë vizitë, bisedojmë për temat bilaterale. Qëllimi i vizitës është thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kosova ka një strategji me Shqipërinë. Kemi një protokoll me Maqedoninë dhe shpresojmë një protokoll ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Sa i përket demarkacionit, tema ka shkuar në parlament dhe nuk ka mbetur hapësirë e negocimit ndërmjet kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur rreth zgjidhjes së demarkacionit dhe gjetjes së një koncensusi, Haradinaj tha se mirëpret çdo kontribut për gjetjen e zgjidhjes.

Ai ndërkaq ka folur edhe për refuzimin e vizës për udhëtim në SHBA.

Haradinaj: Kosova është e izoluar

“Shumë keq është nëse ndodh. Mirë do të kishin bërë me ia refuzuar vizat politikanëve dhe me ua dhënë qytetarëve. Shumë keq është që një vend ka mbetur kështu. Politikanëve mos ua bëni dertin, ata i marrin vizat, sigurt që i marrin. Ajo që është e dhimbshme është se Kosova është e izoluar. Unë kam vizitë më 26 shkurt, kam aplikuar si çdo qytetar për vizitë, s’kam kërkuar procedurë të jashtëzakonshme. Këto shkrime që kanë ndodhur nuk e di pse kanë ndodhur, nuk janë ashtu. Për Amerikë kam pasur disa ftesa, nuk është fort në rregull me shkuar pa një vizitë bilaterale dhe kur ka një gjendje të tillë shkoj në Amerikë dhe në çdo vend të botës. I ngjason asaj kur u zgjova në fillim thanë nuk e uroi kurrkush, por s’mbeti kush pa më uroi. I lus mediat të mos nxitojnë se s’di çka thonë pastaj”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se kur ajo do të trajtohet.

Haradinaj: Gati ishte kah kryhet konferenca pa këtë pyetje

“Gati ishte kah kryhet konferenca pa këtë pyetje. Ajo ka ardhur në qeveri do të thotë çdo gjep është procedurë e zakonshme. Nuk kam ndonjë përgjigje, kurdo që procedura e sjell në rend dite, ne e trajtojmë”, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit