
Është organizuar Forumi Frankofon i Investimeve nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë në bashkëpunim me dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, në të cilën morën pjesë presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, u shpreh i lumtur që në Kosovë janë të interesuar investitorët e huaj, pasi që siç thotë ai Kosova ka një kapacitet të lartë për investime.
“Ky organizim dhe ky investim nga Frankofonia është dëshmi që Kosova ka reflektuar për një klimë të investimeve në Kosovë që është kontatibile në regjionin tonë. Kosova është një shembull që tregon qartë që një kompani e cila mund të jetë jo vetëm biznes i veprimtarisë por është edhe dëshmi e suksesit në tregun e veturave të reja që është model në Kosovë, kjo tregon që Kosova ka një ofertë për sistemin gjyqësor. Kemi fuqi punëtore, kemi persona të kualifikuar, nuk kemi vetëm profesione kemi edhe sistemin e ri që të jem të përputhshëm që këto kompani të veprojnë dhe të investojnë këtu sepse Kosova ka kapacitet për investime dhe investitor nga e gjithë bota. Sigurisht që qytetarët tanë kanë vështirësi që të bëjnë ekonomi në vendet e huaja pa lëvizjen e lirë” u shpreh Haradinaj.
Ndërsa, Presidenti i vendit, Thashim Thaçi, tha se ky organizim është modeli më i mirë për ta kuptuar se si duhet të shkëmbehen përvojat ndërmjet njëri tjetrit pasi që Kosova ka një kapacitet shumë të madh për investime.
“Kosova është shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, shtet i standardeve më të larta, që mund të shfrytësohet për investime. Këtu shoh njerëz të suksesit e të punës të cilët janë shembulli i suksesit në botë. Kam besim që kjo mundësi do të shfrytëzohet maksimalisht. Ky organizim është modeli më i mirë se si mund të shkëmbehen përvojat. Kjo mundësi do të jetët një shtytje e madhe për të gjithë ju. Si president i vendit dëshiroj që të falënderoj Francën për mbështetjen dhe ju them që jeni të mirëserdhuar dhe do të keni mirëpritje të mirë kur do që do të jeni këtu”, tha presidenti Thaçi.

/Kosova Post/


