
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHB, i cili solli viktima të shumta dhe shkaktoi dhimbje të madhe në familjet e viktimave, por edhe kudo në botë.
“Kosova kujton çdo vit të rënët e këtij sulmi dhe bashkëndjenë dhimbjen me Amerikën. Ne do ta kthejmë në traditë që para se të filloj punën t’i kujtojmë të rënët e Amerikës. I konsiderojmë si tanët, se Amerika është garancë për lirinë tonë e të botës. Jemi gjithherë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Për nder të kësaj dite, do të zbulohet një obelisk me shkrimin “Kosovo Remember”.


