Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Ai theksoi se ky proces ka mbetur të përfundohet brenda javëve.

“Çështja e liberalizimit të vizave më vjen keq që nuk është krye. Po ashtu po dëgjojmë lajme të mira që procesi është shumë më përpara. Mendoj që jemi më mirë se që kemi shpresuar në lidhje me këtë temë. Besoj që është çështje krejtësisht e javëve që ta marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi përmbushur kriteret”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha. Në këtë vizitë i pari i qeverisë takoi edhe kryetarin e Komunës, Burim Berishën, i cili theksoi se ishte kënaqësi që kryeministri u njoftua me problemet që i preokupojnë qytetarët e Fushë Kosovës.

Ndërsa, Haradinaj potencoi se të gjitha çështjet që u biseduan do të procesohen me shpejtësi nga ana e Qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit