Kurteshi kërkon nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë publikimin e “kërcënimeve” politike!

Mos i humb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka mbështetur vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e universiteteve në disa qytete të Kosovës.

Kurteshi ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që mos të ndërhyjnë në arsim, pasi siç tha ai vetëm po e dëmtojnë procesin e arsimit në vend.

“Pas vendimit të Këshillit të Cilësisë që ka marr për Universitetet e Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës. Ka të drejt dhe të marr vendim bazuar në legjislacionin në fuqi. Mendoj se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është dashur të publikoj  ndërhyrjet apo deklaratat politike si ajo e ministrit dhe e kryeministrit janë të pa vend dhe të dëmshme dhe do të duhet të mos ndalin se vetëm do ta dëmtojnë procesin. Politika ka pasur rastin që të kontribuoj duke investuar në arsim dhe në këto universitete që kushtet që kërkohen të plotësohen dhe atje të vazhdojnë më gjendjen normale të procesit të mësimit. Nuk është e vërtet që këto universitete janë mbyllur. Nëse konsideron që nuk janë plotësuar kriteret kanë marrë vendimin e duhur dhe do të jemi kundër cdo ndërhyrje politike pasi që politika e ka sjell në gjendje të rëndë arsimit”, ka thënë Kurteshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit