Haradinaj mbështetë fëmijët me autizëm, blen kartolinat e punuara nga ata

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizën e drurit të Organizatës JoQeveritare (OJQ) e cila merret me fëmijët me autizëm “Autizmi Flet”.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka pirë qaj dhe ka blerë 60 kartolina të cilat janë bërë nga fëmijët me autizëm.

“Sot në shenjë respekti për organizatën ‘Autizmi Flet’ kam ardhë me kolegët e mi me shpreh përkrahje për fëmijët me autizëm. Fëmijët me autizëm janë fëmijë me talente të veçanta por kërkojnë edhe një kujdes. Ne si qeveri duhet të vetëdijësohemi më shumë që të jemi më afër tyre”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, Violeta Hyseni, drejtorësh e organizatës “Autizmi Flet”, tha se fëmijët me autizëm kanë nevojë për një shkollë.

“Jemi shumë të nderuar të na përkrahni në festat e fundvitit. Kryeministri bleu një numër të madh të kartolinave. Numri i madh i fëmijëve është në qendër mbi 22 fëmijë. Nuk kemi shkollë që do të kishte arsimim për ta. 2019-ta të na përcjell me një shkollë adekuate për fëmijët me autizëm”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit