Serbia kërkon shpjegim nga KFOR-i: Pse ROSU s’ka nevojë për leje për të hyrë në veri të Kosovës?

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme nga zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Grasso se forcat speciale ROSU, si njësit policor nuk kanë obligim të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Vulin ka insistuar se ROSU nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin e serbëve.

“Kemi kërkuar shpjegim nga KFOR-i që në kohën më të shpejtë të mundshme të na shpjegohet çfarë ka menduar përfaqësuesi i tyre kur ka thënë se forcat e ROSU munden pa paralajmërim të hyjnë në veri të Kosovës. Ne e kundërshtojmë çdo ide që ROSU, forcë e sigurisë ose kushdo tjetër të hyjë në veri të Mitrovicës , pa pëlqimin ose thirrjen e katër kryetarëve të komunave serbe”, deklaroi Vulin për mediat serbe.

Grasso insistoi se ROSU nuk ka nevojë për leje për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës që duhet të kenë aprovimin e komandidatit të KFOR-it.

“Ekziston një tendencë që të flitet pandërprerë se KFOR-i mund të lejojë ose të mos e lejojë lëvizjen e caktuar të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës. Por, vazhdimisht shmanget të përmendet pjesa tjetër e marrëveshjes që presidenti Vuçiq në vitin 2013 e kishte arritur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s që kryetarët e komunave serbe në Kosovë duhet ta japin pajtimin e tyre”, theksoi Vulin.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, shkruan lajmi.net ,Vulin ka theksuar se regjioni i veriut të Kosovës është regjion policor dhe çdo lëvizje e njësiteve speciale duhet të paralajmërohet tek komandanti i atij regjioni, në mënyrë që ai të japë pajtimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit