Haradinaj me tjetër deklaratë thumbuese për LDK-në

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur i zhgënjyer nga Lidhja Demokratike e Kosovës pasi që këta të fundit nuk e kanë votuar projektligjin për IPA- në.

Haradinaj ka thënë që në këtë formë ata i kanë refuzuar paratë e Europës dhe se ky është një mesazh i keq për liberalizimin e vizave dhe Kosovën në sytë e Bashkimit Europian.

“Përbesë shumë i çuditshëm është vendimi i LDK-së mos me e votu. Kjo do të jetë vetëm pasojë që Isa është i sëmurë edhe ai ndoshta nuk po mundet me e udhëheq mjaftueshëm në garë se kush po bëhet kryetar i LDK-së e nuk po dinë me i nda temat. Është shumë gabim se çfarë kanë bërë me këtë. Nuk Është problemi që vetëm se kemi marrë paren e që është fal por i kemi thënë Europës nuk duam nga ju, në kohën kur po synojmë liberalizim, po synojmë tema tjera. Jam i habitur në fakt dhe u pata mashtruar me këtë konfuzion që i kanë krijuar kësaj situate. Nuk jam mësuar ose të ndodh ndonjëherë në Kosovë prej që ekziston Kosova me u refuzu pare të IPA-së. Pra mos me i votu paret e IPA-së që vinë fal. Jam i habitur me këtë. Jo vetëm që ka rrezik me humb por është edhe porosi e keqe për liberalizimin sepse ti po i thu Evropës nuk i dojmë, nuk i don paret e Europës me i marrë. Është një sjellje e çuditshme nuk di si ta deshifrojë”, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit