Haradinaj me zyrtarin e lartë amerikan diskutojnë për transformimin e FSK-së në Ushtri

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin kanë siç ka shkruar Haradinaj në Facebook, kanë diskutuar për procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri si dhe faza finale të dialogut me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kënaqësi si giithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut, Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit