Haradinaj merr letër urimi nga kryeministri hungarez

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për Pavarësinë e Kosovës nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Në këtë letër Orban konfirmon mbështetjen e shtetit hungarez për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet europiane.

“Sot pranova urim nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përmes së cilit më uron për pavarësinë e Kosovës dhe për sukseset e jashtëzakonshme që kemi arritur për këto dhjetë vite shtetësi.

Kryeministri Orban konfirmon mbështetjen e shtetit hungarez për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet europiane.
Jemi krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që kemi me Hungarinë dhe si Kosovë do të jemi në partneritet të ngushtë me shtetin mik.

“I dashur Kryeminister,

Jam i nderuar të Ju ofroj urimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Do të doja, poashtu, të ju përgëzoj për sukseset e jashtëzakonshme që keni arritur gjatë dhjetë viteve të shkuara. Konfirmoj që Hungaria mbetet e dedikuar në mbështetjen e synimeve tuaja për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet Europiane.

Kam kënaqësinë të theksoj që marrëdhëniet tona ekonomike, tregtare dhe kulturore, së fundi kanë shënuar rritje gjithnjë e më të fortë, dhe besoj fuqishëm se zgjerimi i mëtejmë i tyre është në interes të shteteve tona.

Shkëlqësi, duke ju uruar sukses në detyrën tuaj me përgjegjësi, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit