Haradinaj merr vendim përfundimtar ndaj zv/ministrit të dyshuar për ryshfet!

Mos i humb

Zv/ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena përfundimisht nuk do të jetë më zv/ministër.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi që i njejti ishte arrestuar të shtunën. Haradinaj ka deklaruar se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është liruar nga detyra. Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë sot Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

Derisa ka thënë se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”, p;rcjell express. Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit