Haradinaj: Mos i fryni shifrat se Kosova po zbrazet, kujdes vendimi për viza shumë afër (Video)

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar për trendin e ikjeve të të rinjve nga Kosova për shkak të gjendjes ekonomike, ndërsa bënë lutje që të mos manipulohet me shifrat , sepse thotë ai dramatizimi i ikjeve të të rinjve mund të ketë impakt negativ në vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën që mund të merret në muajin qershor.

“Është shqetësuese largimi rinisë nga Kosova. Duhet të bëjmë zgjidhje që qytetarët mos të kenë nevojë të largohen, por të punojnë në Kosovë. Në të njëjtën kohë themi që mos ta teprojmë me deklarime të pamatura e të mos e dramatizojmë situatën, sepse këto mund të na paralizojnë edhe më tutje për vendimin e lëvizjes së lirë”, tha Haradinaj, duke kujtuar kështu thirrjet qytetare se në momentin e liberalizimin të do t’ia mësyjnë të gjithë Evropës.

Këto komente Haradinaj i bërë në një deklaratë ekskluzive për Kosova Post, në lidhje me lajmin e djeshëm që vetëm nga komuna e Prizrenit në këtë vit janë larguar 2000 nxënës nga Kosova. ‘Duhet të punojmë të gjithë dhe me kujdes, të mos shprehim pesimizëm. Jemi në prag të marrjes së liberalizimit të vizave, tash në Qershor. Ekziston një far tendence për ta dramatizuar largimin prej vendit’, tha Haradinaj, ndërsa thekson se Kosova ka rënie të natalitetit,me këtë ka rënë edhe numri i nxënësve në shkolla “Është e vërtetë se që nga viti 1999-të, ka rënie të natalitetit dhe nxënësve në shkolla. Mirëpo i kisha lutur të gjithë që mos ta dramatizojmë për shkak mund te jetë tendencë. Unë e kam një frikë se dikush po ka dëshirë të thotë që do të ketë valë të re refugjatësh në Evropë. Rritja e numrit, fryrja e numrit që njerëzit tonë po shkojnë në Evropë mund ti shqetëson ata që vendosin për liberalizim. Kisha thënë të bëjmë kujdes në këto deklarime”, shprehet kreu i ekzekutivit.

I pyetur nëse do ketë Kosova liberalizimin e vizave këtë vit, Haradinaj duket optimist, ndërsa thotë se i gjithë aparati shtetëror është duke punuar në këtë drejtim, që ti kemi vizat. Ai, ka kërkuar nga të gjithë që ta bëjmë një farë ekuilibri derisa deklarohen me shifra për numrin e të rinjve që po largohen nga vendi. “ Nuk them të fshehim realitetin, por nuk është nevoja me dramatizuar tepër, me i frikësuar ata tjerët që pritet me na dhënë liberalizimin’, tha Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit