Haradinaj: Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj, kapitull i ri i zhvillimit ekonomik

Mos i humb

Kosova shumë shpejtë do të bëhet më ujëmbledhës të rinj, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, pas takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.

Siç ka shkruar Haradinaj,  ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj do të hap kapitull të ri zhvillimit ekonomik.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend.

Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit