Haradinaj nga Gjermania jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë lajmin i madh për liberalizimin e vizave nga Gjermania, atje edhe ku po mbahet Samiti i Berlinit.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, Haradinaj ka njoftuar se pas takimit që e ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Brendëshme të Gjermanisë, Horst Seehofer ka marr përgjgije pozitive për liberalizimin e vizave.

“Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj, derisa më tutje ka falenderuar kanelaren Merkel për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës.

“Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar më tutje Haradinaj./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit