Haradinaj nga Kuvendi: Çështja e dy policëve të zhdukur do të marrë epilog

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit, ka shprehur shqetësimin për dy policët e zhdukur, derisa fton të gjithë për të ndihmuar gjetjen e tyre.

“Është shqetësim i gjithë neve, kjo që ka ndodhur ka prekur çdo institucion, çdo qytetarë, më së vështiri e kanë familjet, por ka koordinim, ka vullnet të pranohet çdo përkrahje dhe do t; vayhdohet n; k;rkimin e tyre”, ka thënë ai.

Ai reagoi ndaj komentuesve  të shumtë dhe këshilluesve  nga Prishtina  se si të punohet në gjetjen e tyre, tha se do të ishte mirë ti  ikim këshillave nga kafenetë e Prishtinës e të angazhohemi të gjithë për gjetjen e tyre.

“Disa në Prishtinë, duke ndenjur nëpër kafe po u japin këshilla atyre. Të gjithë kush ka mundësi të shkojë t’i ndihmojë”, tha Haradinaj

Ai ka folur edhe për sigurimin shëndetësor të policëve në Policinë e Kosovës, ku ka thënë se Qeveria dhe Institucionet duhet ta trajtojnë këtë çështje. Në fund kryeministri  tha se çështja e policëve të zhdukur do të marrë epilog.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit