Haradinaj nuk lëshon pe, i shkruan prapë Mogherinit e Hahn-it

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar me një letër zyrtarëve të Bashkimit Europian.

Në këtë letër edhe njëherë theksohet se Bashkimi Europian ka mbyllur sytë se i përket veprimeve të Serbisë, teksa rikujtohet se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Europian vlen më shumë se sa dialogu me Serbinë.

“Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë edhe refuzimin e vazhdueshëm për të impementuar teknike të Marrëveshjes së Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri. Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Europian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë”, thuhet në letrën e nisur nga Kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë i ka quajtur fyese deklaratat e serbëve se Kosova po shkel marrëveshjen për tregtitë lirë, CEFTA.

“Kjo pasi që Serbia ka sulmuar në çdo mënyrë shtetin tonë, institucionet dhe mirëqenien e qytetarëve tonë” thuhet në letër.

Ndryshe, kjo letër i është nisur Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, komisionarit Johannes Hahn dhe komisionares për Tregti të BE-së, Cecilia Malmstrom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit