Skandal në parlamentin britanik

Mos i humb

Skandal në parlamentin e Britanisë së Madhe pasi lideri i opozitës laburiste Xheremi Korbin i është drejtuar kryeministres Mej me fjalët: Grua budallaqe. Ngjarja ndodhi gjatë një debati të ashpër për Brexit.

Lideri i opozitës britanike, Xheremi Korbin ka përfunduar në qendër të polemikave pasi i është drejtuar kryeministres Tereza Mej me fjalët: grua budallaqe. Ngjarja ka ndodhur gjatë një debati të ashpër në parlamentin e vendit, për Brexit. Lideri i laburistëve ka shqiptuar këto dy fjalë si reagim ndaj provokimit të Mej e cila sapo kishte ironizuar për faktin se rivali nuk ia kishte dalë të prezantonte një mocion votëbesimi kundër qeverisë së saj, pasi e akuzoi se po e tërhiqte vendin drejt një krize kombëtare.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetëve konservatorë të cilët e quajtën skandaloz veprimin e Korbin kundrejt kryeministres së vendit. Vetë Mej reagoi duke thënë se të gjithë në sallën e parlamentit duhet të përdorin një gjuhë të përshtatshme kur i drejtohen femrave.

Kritika të cilave Korbin i është përgjigjur nëpërmjet zëdhënësit të tij sipas të cilit nuk ka thënë grua budallaqe, por njerëz budallenj. Sipas Korbin ai i është drejtuar atyre, që si njerëz budallenj por kthenin debatin për krizën kombëtare në një shfaqje. Shumë konservatorë pretendojnë që Korbin ti kërkojë zyrtarisht falje kryeministres.

Por Korbin ka këmbëngulur se nuk e ka thënë një frazë të tillë dhe se është kundër një gjuhë të tillë ndaj gjinisë femërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit