Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është faji i Qeverisë së tij për punën e 53 milionëve dhënë “Bektel Enka”, sepse siç tha ai ka gjetur në tavolinë një borxh 47.7 e i cili është rritur në vazhdimësi.
Ai ka deklaruar se i dhimbsen jo 53 milion euro po 5 euro me i dhanë paratë e popullit, por që sipas tij kjo qeveri në supet e saj e pasur një borxh të trashëguar nga qeverisja e mëparshme.
“Nëse ka një njeri fajtor për ketë situatën e borxhit është Lutfi Zharku. A mund të thoni në kohën e cilës Qeveri, cilit ministër është krijuar borxhi. Këtë borxh të Kosovës e ka krijuar qeveria e LDK dhe ministri i sa, Lutfi Zharku”, tha Haradinaj duke pyetur disa herë se përse nuk e kanë përmbyll borxhin para dy vitesh.
Ai ka përmendur emrat e njerëzve të LDK së, për të cilët ka thënë se në qeverisjen e tyre kanë dhanë pare vetëm për komunat e tyre. Sipas tij 123 projekte janë shkuar në komunat e LDK-së.
“Edhe unë kam qejf me i dërguar do projekte në komunat e mia, po nuk guxoj me i prekë parat e borxhit. Pse nuk e ka nënshkruar ai zotëria atë borxh prej 47.7 po ma ka lënë mua dhe me u rritë borxhi në tavolinë dhe nuk kam pasur qare pa e paguar në të kundërtën shkonte ne arbitrazh”, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/


