Maqedoni, 81 vite burg për dhunuesit e Ziadin Selës

Mos i humb

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar këtë të enjte me plot 81.5 vite burgim, të akuzuarit për “tentativë vrasjeje” ndaj deputetit Ziadin Sela.

Nëntë të akuzuarit janë Kire Georgievski, me 13 vjet burg; Oliver Oshavkovski, me 10.5; Nikollçe Dimitrievski, me 10.5; Aleksandar Janeveski-Toshta, me 13 vite; Andrej Micov, me 10.5; Nikolla Vojminovski, me 13.6; si dhe Kosta Dellov, me 10.5 vite burg.

Vendin e dha gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila shtoi se dënimi kaq i rëndë ndaj të akuzuarve vjen për shkak se ata kanë dhunuar një deputet, i cili zgjidhet nga populli, ndërkohë që kanë sulmuar edhe një organ të rëndësishëm shtetëror, siç është Parlamenti.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi, pasi Gjykata e Apelit të vendosë ndaj ankesave të avokatëve mbrojtës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur në Parlament pritej të votohej si kryeparlamentar Talat Xhaferi, pasi ishte arritur akordi mes palëve ish-opozitare për të formuar shumicën qeverisëse./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit