Haradinaj pas sulmit në El Paso: Lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët

Mos i humb

Pas një sulmi në një qendër të “Walmart” i cili la të vdekur 20 persona në El Paso të Teksasit, ka reaguar edhe kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit në El Paso.

“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm në ‘Waltmart’ në SHBA.”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se autori i ngjarjes është një 21-vjeçar, i cili i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi duke lënë 20 të vdekur e 26 të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit