
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar edhe sot Frederika Mogherini. Sipas tij, ajo edhe në Samitin e Tiranës ka kërkuar që Kosova ta hek taksën dhe ta ndaj Kosovën, por kjo ‘dëshirë’ nuk do t’i realizohet.
“Mogherini tha në Tiranë hjekni taksën se ua ndajë Kosovën, si ta hjekin taksën unë e mbajë takimin. Shyqyr zotit kem qëllu që i kem lexu këto me kohë, nuk hjeket taksa, Mogherini e ka kry punën e vet”, tha Haradinaj duke shtuar se me largimin e Mogherinit, nuk rrezikohet ndonjë propozim tjetër për ndarje.
“Me rëndësi që procesi është në duar të sigurta, i është hjek zonjës Mogherini nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje’ shtoj kreu i egzekutivit.
Haradinaj ka komentuar edhe zërat se ka rrezik që në çështjet e Kosovës të përfshihet edhe Rusia.
“Rusia është tërhjek prej Ballkanit, ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë, ne nuk jemi pjesë e botës së Rusisë, por e botës së Amerikës. Nuk është Amerika që përjashtohet. Nuk mundet me përjashtuar askush Amerikën’ tha Haradinaj.


