Haradinaj për vizat: Është në pikëpyetje afati kohorë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk është betejë e humbur.

Sipas tij kjo çështje me një lobim me të mirë mund të kryhet brenda javësh e mos të shtyhet për në vjeshtë, në të kundërtën, sipas tij liberalizimi është në binarët e tij dhe këtë vit do të kryhet.

“Ka liberalizim në këtë vit, javët janë në pyetje. Duhet të lobojm që të kryejmë këtë brenda javësh e mos të na shtyhet në vjeshtë, është në pikëpyetje afati kohorë, kurse çështja e liberalizimit është pune e kryer”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në Konferencën për media pas kthimit të tij nga Londra ku bëri të ditur se Tereza May i priti siç është me së miri.

“Na ka bërë të ndihemi si në shtëpi me pritjen që na bêri neve si delegacioni i Kosovës”, tha Haradinaj derisa tregoj se kancelarja gjermane Angela Merkel sa i përket procesit te vizave u ka thënë se ende duhet punë për tu bërë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit