Qindra zjarrfikës të Kosovës, të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.Përfaqësuesit e Këshillit të Protestës, kërkojmë që të fillojë dialogimi për plotësimin e kërkesave të drejta dhe legjitime të cilat vite me radhë në vazhdimësi janë prolonguar.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, është shprehur i zhgënjyer me mospërfilljen e tyre nga institucionet, derisa zjarrëfikësit, thotë ai se kanë kaluar sfida të shumta deri më sot.


Ai tha se kërkesat e zjarrfikësve janë që të reagojnë dhe të aplikojnë masat sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre e që ato janë të njohura për institucionet.
Shërbimin e Zjarrfikësve të Kosovës, ne përfaqësuesit e Këshillit të Protestës, kërkojmë që të fillojë dialogimi për plotësimin e kërkesave të drejta dhe legjitime të cilat vite me radhë në vazhdimësi janë prolonguar./Kosova Post/


