Haradinaj plotëson kushtin e PSD-së, shkarkon ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalon

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes faqes zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në Facebook:

Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.

RH

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit