Haradinaj porosit Musliun: Mos të vonohemi për Jasharajt

Mos i humb

 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka pasur sot para vetës 10 propozime, vërejtjet e qeverisë për plotësimin e Projektligjit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Ky komision ka formuar një grup punues i cili do të udhëhiqet nga deputetja Ganimete Musliu për të inkorporuar vërejtjet e qeverisë në ketë projektligj.

Kryetari i këtij komisioni Daut Haradinaj e kishte një kërkesë për Musliun që si grup punues mos të vonohen në mënyrë që javën që vjen të jetë i gatshëm projektligji për Kompleksin Memorial Adem Jashari.

‘Gane ju kisha lut mos me u vonuar, mrena një jave që është e mundur të na thirrni e të shqyrtojmë inkorporimet pastaj t’i dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës’ kërkoj Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit