Haradinaj pret diplomatë nga tri shtete

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj informoi ambasadorët për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në forcimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit