Komuna e Vushtrrisë nis punimet në zonën ekonomike, MTI investon mbi 1 milion euro

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahrin, kanë përparuar nisjen e punimeve në Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, që është një investim i MTI-së në vlerë prej 1.3 milionë eurove.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës ligjore duke bërë oferta konkrete për të sjell kompani të mëdha që ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

“Po ashtu po krijojmë kushte fizike për bizneset vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që aktivitetet e tyre t’i kenë sa më të lehta dhe në kushte sa më të mira. Duke iu krijuar kushte përmes hapësirave të mjaftueshme fizike dhe lehtësirave konkrete synojmë rritjen e prodhimit vendor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ministri Shala.

Po ashtu ministri theksoi se ndërtimi i zonave ekonomike do të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës me qëllimin që t’iu dalim në ndihmë bizneseve me hapësira fizike dhe qira të lirë./KosovaPost/

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit