
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur një delegacion ushtarak amerikan me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, dhe ndihmën e SHBA-së për FSK-në.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shkruar se bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Për më tepër shkruan Haradinaj se miqësia e përhershme me SHBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza.
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
Prita sot një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët diskutuam për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza.


