
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, kanë organizuar Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj njoftoj se së shpejti do të implementohet ligjin për tatimet, që sipas tij Kosova do të jetë vendi i parë në Ballkan që do ta ketë këtë ligj.
Kryeministri Haradinaj në këtë event premtoi mbështetje pë bizneset, derisa tha ai se do të iu qëndrojë afër të gjitha sipërmarrësve për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të miratohet Ligji për tatimet. Do të jemi shteti i parë në Ballkan që do ta implementojmë këtë ligj. Kompanitë e sigurimeve do të realiyojnë fitim real e jo me përqindje siç ka qenë deri më tani. Politikat fiskale i kemi më të ulëtat në Evropë. Është vit i ekonomisë, por ekonominë e bëjnë sipërmarrësit, ata do të krijojnë vende të punës por ne do të ju qëndrojmë afër”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosova Post.

Ndërsa, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, tha se prioriteti kryesor i ministrisë është përkrahja e bizneseve vendore.
“Produktet tona vendore janë duke arritur standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ministria ndër prioritet kryesore ka mbështetjen e bizneseve vendore si dhe bashkëfinancimin e zonave në vendin tonë. Shpreh mirënjohjen e veçantë për kontribuuesit në vendin tonë duke bërë hapjen e vendeve të punës si dhe duke krijuar produkte të mira dhe të lira. Të rrisim besimin e konsumatorëve tonë dhe kompanive të jashtme përmes certifikimit që të jemi sa më të lehtë dhe të konkurrueshëm”, tha Shala, duke premtuar kështu mbështetje të fuqishme për bizneset.
“MTI do të përkrah bizneset. Dua të iu siguroj se Qeveria së bashku me ministritë këtë vit do të marrin hapa për të riformatizuar këtë panair që të jetë me lehtë i aplikueshm. Të konsumojmë sa më shumë prodhime tona vendore”, u shpreh Shala, transmeton Kosova Post.

Kurse, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se ekonomia digjitale është e ardhmja e ekonomisë së vendit.
“Ky panair tregon ndërlidhjen e traditës dhe kjo tregon se sa ne jemi të vendosur ndërsa inovacioni tregon rrugën që duhet ta ndërmarrim. Ekonomia digjitale është e ardhmja, Kosova ka të rinjë dhe të reja si dhe produkte vendore”, tha Beqaj.

Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, premtoi se Qeveria do të krijojë energji stabile për bizneset në vend.
“Energjia është baza e bizneseve. Qeveria do të krijoj energji stabile për vendin. Duhet të kemi prodhimin tonë përmes hidrocentralit Kosova e Re”, tha ai.

Si dhe kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi tha se ky panair është një nga mundësitë e prezantimit të ekonomisë.
“Sot kemi 100 kompani nga shtetet më të rëndësishme nga rajoni dhe evropa me besojmë që panairi është një nga mundësitë kryesore që të prezantojmë ekonominë tone dhe korrespondon edhe me atë që e ka proklamuar qeveria që ky vit do jetë vit i ekonomisë, ajo që është thirrje duke u lidhur me rastet e fundit për shumicën e bizneseve është fokus më madh te siguria dhe shëndeti në punë prandaj të mos na përsëriten rastet që i kemi dhe besoj që ky është mesazh për panairin.”, tha ai/KosovaPost



