Haradinaj: Sfida e diplomacisë së Kosovës, beteja për njohje të reja

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar se sfida e Kosovës në diplomaci është beteja për njohje ndërkombëtare.

Për më tepër Haradinaj, ka shkruar se gjatë vizitës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, bashkëbisedimi  me ministrin Behgjet Pacolli ishte i fokusuar në  konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euro-atlantike si dhe njohjet e reja.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euro-atlantike si dhe njohjet e reja ishin në fokus të diskutimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Gjatë një vizite pune, u njoha me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejen rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë. Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo.

/Kosova Post/

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit