Përdorimi i gjatë i vajit të peshkut sjell pasoja të rënda

Mos i humb

 

 

Vaji i peshkut gjithmonë është përmendur për përfitimet e shumta shëndetësore që ofron.

Por studimet e reja tregojnë se përdorimi i gjatë i vajit të peshkut ose i lulediellit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur.

Studiuesit zbuluan se përdorimi afatgjat i këtyre vajrave çonte në ndryshimin e mëlçisë.

Ky i fundit është një formë më serioze e sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë.

Studiuesi José Luis Quiles, profesor i psikologjisë në Universitetin të Granadas në Spanjë dhe kolegët e tij së fundmi raportuan zbulimet e tyre në ‘The Journal of Nutritional Biochemistry’.

Ka rezultuar se rreth 20 për qind e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë NAFLD, kanë gjithashtu NASH, gjendja më e zakonshme me moshën.

NASH karakterizohet nga rritja e yndyrës në mëlçi, e cila nuk është shkaktuar nga konsumimi i alkoolit, inflamacioni dhe dëmtimi i qelizave të mëlçisë.

Dëmi i mëlçisë që ndodh në NASH mund të rrisë rrezikun e cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit