Haradinaj takoi zyrtarin e MCC, falënderon SHBA për mbështetje

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim zyrtarin kryesor Operues i MCC, Jonathan Nash, me të cilin bisedoi rreth lansimit të sotëm të Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me implementimin e tij.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast falënderoi Jonathan Nash dhe SHBA-të për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të punoj fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përshpejtimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, dhe aspekte tjera me rëndësi për vendin.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që populli amerikan dhe SHBA-të, kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Zyrtari Kryesor Operues i MCC, Jonathan Nash, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar përkushtimin e tij në agjendën shtetërore.

Më tej, Nash tha se ndihet mirë që ishte i pranishëm në lansimin e Fondacionit të Korporatës së Mijëvjeçarit në Kosovë, dhe vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit