Deputeti nga radhët e Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit, Ismail Kahraman me shumicë votash u rizgjodh si kryetar i Kuvendit të Turqisë, apo Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.
Deputeti i Stambollit Kahraman në raundin e tretë të votimit mori 289 vota nga gjithsej 509 deputetë sa votuan dhe me këtë u rizgjodh në krye të institucionit më të rëndësishëm ligjvënës të Turqisë.
Kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) Zekeriya Temizel mori 124 vota.
Kandidati i Partisë Demokratike Kombëtare (HDP) Selam Irmak mori 37 vota, kurse një votë më pak mori kandidati i Partisë të Lëvizjes Kombëtare (MHP) Celal Adan.
Kandidati i partisë së sapoformuar IYI Yusuf Halacoglu mori 7 vota, kurse 16 vota u shpallën të pavlefshme. /Rtv Islam/