Haradinaj takon deputetët gjermanë, u kërkon mbështetje për vizat

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ai këtë mëngjes ka takuar deputetët gjermanë me të cilët biseduan për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe në rajon.

Haradinaj theksoi se ka kërkuar nga Gjermania t’i jap epilog pozitiv procesit të liberalizimit të vizave.

Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, pata një mëngjes pune me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Me deputetët gjermanë biseduam për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv.

Roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit tonë dhe aktualisht jemi në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë!

Image may contain: 2 people, people standing and suit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit