Haradinaj takon Kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç

Mos i humb

Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë europiane. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. 

“Kryeministrin e Malit të Zi e përgëzova për zgjedhjen e presidentit të ri, Milo Gjukanoviç. Jemi të lumtur që ky vend zgjodhi një president që ka aspirata të njëjta me vendin tonë, familjen evropiane dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të. Vizioni ynë si Kosovë është që të thellojmë raportet miqësore, fqinjësore, ekonomike dhe politike me Malin e Zi. Ky vend ka treguar gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në proceset tejet të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi” ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Për Kryeministrin Markoviç, Kosova mbetet një nga vendet me të cilat duhet intensifikuar bashkëpunimi ekonomik dhe partneriteti politik, fusha këto për të cilat Mali i Zi do të përkushtohet që të avancohen, derisa mbështet Kosovën në rrugën e saj europiane.

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, diskutuan edhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore, rrugën që lidhë Kosovën me Malin e Zi, për hekurudhën që përshkon Bjello Polen – Berane – Pejë, për mbështetjen e komunitetit malazez në Kosovë dhe atij shqiptarë në Malin e Zi dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit