Haradinaj u ndalon luksin ministrave: S’ka udhëtime qejfi me paratë e popullit

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një urdhër për vartësit e tij. Ai u ka bërë me dije se s’ka më vizita zyrtare jashtë vendit pa qenë e njoftuar zyra e kryeministrit. Sipas tij paraprakisht duhet të njoftohet kryeministria për qëllimin e vizitës, qëndrimin si dhe numrin e shoqëruesve.

Ketë urdhër kryeministri Haradinaj e dha në mbledhjen e sotme të qeverisë ku u more vendim që tash e tutje pikë e parë e rendit të ditës do te jetë raportimi i ministrave dhe stafit të tyre për vizita jashtë vendit

‘Nuk kemi me harru çdo mbledhje kom me ju pyet, ku keni qenë, sa keni ndjetë dhe kë e keni pas me vete’, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo vlen për të gjitha udhëtimet që bëhen me para të popullit.

Ai paralajmëroj se në rast se ka shkelje atëherë nuk do të mungoj edhe ndëshkimi në rast të papërgjegjësisë.

‘Vendosja e një rregulli për udhëtimet duhet të vendoset tash e tutje. Çdo kush që kame udhëtuar duhet të raportoj paraprakisht, ndërsa pas kthimit po në mbledhje të qeverisë duhet të tregohet ku keni qenë, ku keni qëndruar dhe sa keni pas staf me vete .Nëse nuk e bëni ju, atëherë ne do të bëjmë hetim. Këtu bënë përjashtim nëse nuk bëni vizitë me paratë e popullit’, u shpreh Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit