Haradinaj uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, duke bërë të ditur që është arritur aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Facebook, ku ka shkruar se sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit të rishikohen dhe korrektohen.

Ky është postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj në Faceook:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.

Urime Kosovë!”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit