Hoxhaj: Deklarata e përbashkët për Demakracion, i hap rrugë ratifikimit në Kuvend

Mos i humb

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës, dhe atij të Malit të Zi,derisa shprehet ai se kjo marrëveshje i hapë rrugë ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015.

Hoxhaj tha se një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për t’i hapur rrugë lëvizjes sonë pa viza në Evropë, gjatë këtij viti.

Ja postimi i plotë i Hoxhajt:

FESTA E PAVARËSISË merr kuptim tjetër sot pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të Presidentit të Kosovës,

Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanović për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për ti hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë. I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më herët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit