Haradinaj: Vizita e kryeministrit Zaev në Kosovë, mundësi për t’i përmirësuar marrëdhëniet

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e nesërme të paralajmëruar të kryemistrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Kosovë, e vlerëson si një mundësi për të përmirësuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

“Kosova dhe Maqedonia janë fqinjë, kanë nevojë për marrëdhënie të mira. Pa marrë parasysh vështirësitë që mund t’i kemi duhet të gjejmë mënyra për t’i thelluar marrëdhëniet. Besoj se kjo vizitë e nesërme dëshmon se mund të përmiërsohen shumë më shumë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Komentet e kryeministrit kosovar mbi vizitën e homologut të tij maqedonas, vijnë pas vizitës së tij të shkollës “International Maarif Schools of Kosova” në Prizren, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja turke në Kosovë, Kivilicm Kiliç.

Vizitën e kryeminstrit Zaev në Kosovë e bëri të ditur vet kryeministri Haradinaj në rrjetet sociale, të cilën e vlerësoi si “shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve të Kosovës dhe Maqedonisë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit