Haradinaj zbulon se çfarë i thanë SHBA-të!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës disa ditore në Amerikë tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Nga aeroporti “Adem Jashari” i është drejtuar mediave, ai ka folur për takimet që ka zhvilluar atje duke theksuar se Kosova e ka bekimin e SHBA-ve për ushtrinë. Në të njejtën kohë ia kujtoi Hashim Thaçit se kufijtë nuk diskutohen.

“Në SHBA nuk kanë sugjeruar në cilën mënyrë mund të arrihet marrëveshja me Serbinë, pra nuk është sugjerim amerikan lëvizja e kufijve”, tha Haradinaj, transmeton gazetaexpress.Ndërsa përmendi ushtrinë si temë në ineteres të vendit.

Kujtojme se Haradinaj është pritur në Pentagon nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis me të cilin ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Haradinaj ka thënë se SHBA-të përkrahin Kosovën në nismën e bërjes së FSK-së Ushtri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit