Presidenti Thaçi fton mediat në një konferencë urgjente

Mos i humb

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media sot në orën 18:00.

Nuk dihet nëse këtë herë do t’i drejtohet opinionit me diçka të re apo do t’i përsërisë të njëjtat që po i thotë në konferencat e tij të shpeshtuara.

Një praktikë e re e mbajtjes së konferencave të presidentit Hashim Thaçi është vërejtur gjatë ditës së djeshme. Konferencën e mbajti gjatë vikendit dhe në një lokacion tjetër.

Në kohën kur qytetarët protestonin kundër tij me moton “një popull si nënshtrohet një njeriu”, Hashim Thaçi iu drejtua dy herë opinionit. Fillimisht u lajmërua nga Liqeni i Ujmanit, vizitë që e realizoni nën kontrollimin e forcave të shtuara të njësisë speciale të Policisë së Kosoëvs. Më pas u kthye në Prishtinë për t’i ripërseritur idetë e vjetra në ambientet e objektit të FSK-së.

Siqoqoftë, zyra e tij sot ka dërguar njoftimin për media se Hashim Thaçi, sot (30 shtator), në orën 18:00, do të mbajë konferencë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit