Haradinajt si shkon fjala, ia ulin rrogën që e kërkoi

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që ka pezulluar përkohësisht vendimin për rritjen e pagave, pas vërejtjes që dha Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila e kishte shpallur jo ligjor këtë vendim të qeverisë.

Përmes një njoftimi, Haradinaj tha që vendimi i AKK-së është “i paqëndrueshëm dhe i motivuar politikisht”. Megjithatë, ai ka thënë që pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit që dërguan në Kushtetuese këtë vendim, ka vendosur ta pezullojë atë.

Postimi i plotë:

Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshem dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin.

Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi.

Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave.

Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit