Harapash i Labërisë

Mos i humb

Përgatitja e Harapashit të Labërisë

Përbërësit

Një tas mesatar me mëlçi qengji

Pak tul mish qengji (nëse preferoni)

1 kokërr qepë mesatare

2-3 lugë gjalpë i freskët

5-6 filxhanë çaji lëng nga mëlçitë

2 filxhanë çaji me miell misri

Nenexhik

Përgatitja

Ky gatim përgatitet me të brendshmet e qengjit. Mëlçitë zihen në ujë me kripë përreth 20-30 minuta.

Më pas hiqen nga zjarri, lihet të ftohen dhe priten përmes një thike të mprehtë në kubikë të vegjël.

AgroWeb.org ju këshillon që lëngu ne mëlçive ta hiqni mënjanë pasi do përdoret për përgatitjen e harapashit.

Në vijim, në një tigan shtojnë qepën e grirë hollë, e kaurdisim me pak gjalpë të freskët.

Shtohen të brendshmet, nenexhikun e grirë hollë kaurdisen pak dhe më pas shtohet lëngu i të brendshmeve.

Sapo lëngu të nisë të zjejë shtohet mielli i misrit.

Masa lihet të zjejë derisa të trashet pak dhe të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.

Kur shërbehet, harapashi vendoset në një pjatancë, i kalohet përmes një luge sipër duke krijuar formën e dallgëve. Sipër spërkatet me disa pika gjalpë të freskët të skuqur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit