Hariri thirrje KS-OKB-së për Gutën Lindore

Mos i humb

Kryetari i Komitetit të Lartë të Negociatave i formuar nga opozitarët sirianë, Nasir Hariri, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ka paralajmëruar se “Do të humbin jetën shumica e qindra mijëra civilëve të bllokuar në Gutën Lindore në Siri, nëse anëtarët e Këshillit të Sigurisë nuk kalojnë tani në veprim për të thyer rrethimin e pamëshirshëm të regjimit të Sirisë”.

Hariri në një letër drejtuar KS-OKB-së ka theksuar se në Gutën Lindore ndodhen 500 fëmijë të cilët duhet të evakuohen në mënyrë urgjente pasi kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Në letrën ku tërhiqet vëmendja se foshnjat, të moshuarit, të sëmurët dhe të plagosurit janë banorët më të pambrojtur në Gutën Lindore, Hariri është shprehur: “Nëse dikush ngrihet të shprehet se kemi vendosur parakushte për procesin e Gjenevës do të thotë se është informuar gabim. Kjo është një thirrje emergjente e bazuar në ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe vendimet e KS-OKB-së nr 2254 dhe 2165”.

Ndër të tjera Hariri ka bërë të ditur se nëse Këshilli i Sigurisë do të hedhë në mënyrë të shpejtë hapat e nevojshëm, mund të parandalojë që Guta Lindore të ketë fatin e njëjtë ti Daraja dhe Madaja.

Gjithashtu Hariri ka bërë thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare në rajon nga ajri, si dhe ka nënvizuar se në Gutën Lindore duhet të vendosen vëzhgues të OKB-së dhe duhet të ngrihet një gjykatë ndërkombëtare për të gjykuar kriminelët e luftës.

Në Gutën Lindore, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, rreth 400 mijë civilë mbahen prej 5 vitesh të rrethuar nga regjimi dhe forcat ushtarake mbështetëse të tij. Në rajon kanë mbaruar pothuajse të gjitha ushqimet dhe produktet mjekësore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit