Për herë të parë në këtë fushatë zgjedhore, kandidatja demokrate për president, Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të përballen sonte me njëri-tjetrin në një debat televiziv të shumëpritur.
Shkëmbimi i goditjeve midis nënpresidentes aktuale dhe ish-presidentit të SHBA-së shihet si një moment kryesor në dy muajt e mbetur të fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 5 nëntor.
Të dy do të përballen me njëri-tjetrin në një debat të organizuar nga rrjeti televiziv ABC, sonte në orën 01:00 GMT.
Dueli do të jetë një provë veçanërisht për Harris.
59-vjeçarja zëvendësoi presidentin amerikan Joe Biden si kandidat presidencial vetëm pak javë më parë.
Për Trumpin, nga ana tjetër, tashmë është debati i dytë televiziv presidencial i kësaj fushate zgjedhore.
Në qershor, 78-vjeçari qëndroi në një skenë në Atlanta, Georgia, me kandidatin e atëhershëm presidencial Biden.
Performanca e Biden ishte aq e dobët, sa 81-vjeçari përfundimisht u tërhoq nga gara presidenciale.
Gara mes Harris dhe Trump është e ngushtë.
Ata janë afërsisht të barabartë në sondazhe.
Hendeku i vogël mes dy kandidatëve është brenda kufirit të gabimit.
Sipas një analize nga transmetuesi amerikan CNN i disa sondazheve, Harris ka 49% mbështetje, ndërsa Trump ka 47%.
Në sistemin e komplikuar zgjedhor të SHBA-së, sondazhet kombëtare janë vetëm një barometër i opinionit publik.
Shumica e vëzhguesve janë duke u fokusuar në të ashtuquajturat shtete të lëkundjes, të cilat përfshijnë Miçiganin, Wisconsin, Pensilvaninë dhe një pjesë të vogël të të tjerëve.
Dy kandidatët janë afërsisht të barabartë në këto elektorate kyçe.