Në një komunikim për mediat, Berisha tha se vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhunon direkt interesat e publikut dhe të grupeve të interesit që lidhen me sistemin e drejtësisë.

“Vendimi i KLGJ-së jo vetëm dhunon interesat direkt të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe publikun. Harta e gjyqësori bie në kundërshtim me rezolutën e parlamentit Europian, pasi thotë se harta e gjyqësorit duhet të përmirësojë cilësinë në gjykata.

Harta e re hedh poshtë kërkesat e rezolutës së parlamentit Europian. këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë, në të gjitha rastet e pakta kur janë pyetur. Harta me shkrirjen e 18 gjykatave dëmton rëndë grupet vunerabël.

Jo vetëm që nuk lehtëson por rrit kostot e aksesit në sistemin e drejtësisë. Ajo ndëshkon rëndë pakicat, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Pra PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e tij të menjëhershëm, pasi ky projekt ndëshkon dhjetëra mirë qytetarë dhe qindra ekspertë dhe përqendron vendimmarrjen e sistemit të drejtësisë të kryesor në dyert e dy tre personave”, tha Berisha.

https://fb.watch/dCUW9gbD0A/