Harta e re gjyqësore, përçahen avokatët, Elbasani dhe Fieri ndërpresin bojkotin

Mos i humb

Ndryshe nga Korça Dhoma e Avokatisë në Elbasan dhe Fier ka vendosur të mos vazhdojë bojkotin e seancave gjyqësore.

Demir Çiftja kryetari i Dhomës së avokatëve tha për mediet se pas mbledhjes së Dhomës së Avokatisë, avokatët në Elbasan vendosën të mos vazhdojnë bojkotet dhe të niisn nga sot proceset gjyqësore rregullisht.

“Dhoma e Avokatisë Elbasan nga sot vazhdon proceset rregullisht, pasi të premten më datë 17 në një mbledhje në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ne kemi diskutuar gjerësisht situatën në lidhje me proceset gjyqësore dhe vendosëm ndërprerjen e bojkotit.

Sot jemi në pritje të një interpelancë të kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia në Komisionin e ligjeve.

Në varësi të situatave që do të dalin në atë mbledhje dhe në lidhje të vendimit të këshillit të ministrave për hartën e re gjyqësorë ne do të mbajmë qëndrimin tonë. Në vazhdojmë të ndjekim linjën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë” , tha për mediet Demir Çiftja.

Po ashtu Kryetari i Dhomës së Avokatëve Fier tha se është shprehur pro përfundimit të bojkotit të seanca gjyqësore.

Kujtojmë se harta e re gjyqësore ka sjellë debate, pasi thuhet që kjo hartë penalizon qytetarët dhe avokatët.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit