Harta e re gjyqësore, sot dita e fundit e bojkotit të avokatëve, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Mos i humb

Sot 17 qershor është dita e fundit e bojkotit katër ditor që avokatët nisën prej ditës së martë, 14 qershor, pasi nuk janë dakord me hartën e re gjyqësore.

Raportohet se bojkoti përfundon sot në orën 16:00 dhe se ditën e hënë do të mblodhët Dhoma e Avokatisë për të shqyrtuar dhe reflektuar nëse do të vazhdojnë bojkotin ose jo.

“Sot është dita e fundit e bojkotit katër ditor që ka nisur prej të martës, pritet të përfundojë sot rreth orës 16:00.

Proceset gjyqësore për sot janë shtyrë, për shkak të bojkotit, pasi avokatët nuk janë dakord me hartën e re gjyqësore.

Ndërsa kanë marrë pjesë vetëm në masat e sigurisë.

Dhoma e avokatëve do të bëjë të hënën mbledhje për të parë reflektime nëse bojkoti ka dhënë rezultate.

Të hënën dhoma kombëtare e avokatisë ka njoftuar se ne rast se nuk dëgjohet zëri i tyre, në mbledhje do të vendet se çfarë do të bëjnë avokatët nëse do vazhdojnë ose jo protestat”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit