Hasani: Dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate

Mos i humb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani foli sot në Kuvend për projektrezolutën në mbështetje të Kosovës.

Hasani u shpreh se, “Kosova ka qenë dhe mbetet në qendër të aktivitetit diplomatik shqiptar”.

“Njohja ndërkombëtare e Kosovës është prioritet absolut i yni”, theksoi ministri, teksa shtoi se, “Kosova është pjesë e agjendës tonë në NATO, OSBE, KiE dhe OKB”

Hasani, gjithashtu shtoi se, “Shqipëria u zgjodh në KDNJ me një rezultat mbresëlënës. Kurdo që të jetë nevoja, ne do të përcjellim atje edhe zërin e Kosovës”.

Hasani theksoi se, “javën e ardhshme do të organizojmë në KS një takim të formatit Arria. Takimi do t’i kushtohet pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit. Kosova do të ketë mundësinë të ndajë me mbarë botën eksperiencën e saj”.

“Do të vijojmë të mbështesim Kosovën për t’i dhënë zë në çdo hapësirë ku mundemi”, u shpreh Hasani.

Ai nënvizoi se, “sulmi kriminal i 24 shtatorit ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne. Zhvillimet që ndodhën më pas janë një burim i madh shqetësimi”.

“Shpallja ditë zije për 3 kriminelë është sinjali më i rrezikshëm që Serbia mund t’i jepte rajonit”, tha Jasani, teksa u shpreh se, “ky gjest shkon në drejtim të kundërt me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar. Shkon ndesh edhe me deklaratat e vetë Serbisë për gatishmërinë për marrëveshje”.

“Kur fjalët nuk përkojnë me veprat, ka një problem serioz”, tha Hasani, teksa shtoi se, “Shqipëria nuk mbështet dhe kundërshton prerazi çdo veprim që i fryn zjarrit të konfliktit”.

Sipas ministrit, “përpjekjet e Serbisë për ta relativizuar ngjarjen e 24-shtatorit janë të kota”.

Hasani gjithashtu theksoi se, në Ministerialin e mbajtur në Tiranë, sulmi në Kosovë u dënua edhe nga pjesëmarrës të tjerë në proces.

“I takon  Serbisë të bëjë një proces hetimi të thellë dhe serioz. Nëse vërtetë janë të interesuar për dialog, fajtorët duhet të vihen para ligjit”, tha Hasani

Ai nënvizoi se, “dialogu Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate”.

“Dialogu nuk duhet të mbetet peng i dinamikave të brendshme apo lojërave politike. Nga rezultati i Dialogut varet e ardhmja e gjithë rajonit. Hasani: Dialogu duhet të vazhdojë pa humbur asnjë moment”, tha ai

“Çdo kohë e humbur ka çmim më të lartë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi ministri Hasnai, teksa shtoi se, “MEPJ do të vazhdojë të punojë ngushtë e pandalshëm me Kosovën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit